Përbërësit:
- 1 pako petë byreku
- 500 gr djathë (me pak kripë)
- 125 gr gjalpë
- 240 ml qumësht
- 2 kokërr vezë
- 400 gr spinaq
- 2 kokrra qepë
- 1 tufë kopër.
Përgatitja:
Fillimisht merrni spinaqin e larë, hidheni në një tepsi ku shtojmë qepët e grira dhe koperin.
Shtypini me dorë në tepsi dhe me pak kripë.
Më pas shtoni djathin, vezën dhe qumështin.
Përziejini të gjitha bashkë dhe këtë masë hidheni në një tas.
Hapni petët dhe spërkatini me gjalpin e shkrirë. Hidhni një shtresë nga masa e përgatitur me spinaq mbas 6 petëve të para.
Pastaj vendosni dhe 4-5 petë të tjera dhe hidhni sërish një shtresë nga përbërja.
Në fund shtoni 5 petët e fundit.
Merrni një kokërr vezë me pak qumësht, rriheni fort dhe hidhuani petëve sipër.
Futeni tavën në furrë në 200 gradë celcius për rreth 20 minuta.
Prisni byrekun dhe servireni.
Ju befte mire!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.