Apple shtoi një buton të dedikuar kamere i ndjeshëm ndaj prekjes në seritë iPhone 16. Butoni mbulohet nga një shtresë e ëmbël kristali safirë dhe një kornizë çeliku.
Shtypja e butonit për herë të parë hap aplikacionin e kamerës. Gjithashtu për të shkrepur një foto mjafton të shtypni njëherë. Duke e mbajtur të shtypur mund të regjistroni video.
Duke qenë se butoni është i ndjeshëm ndaj prekjes, mund të kontrolloni zmadhimin duke rrëshqitur gishtin.
Nëse e shtypni butonin dy herë lehtë, nxjerr në pah kontrollet e tjera siç thellësia e fushës.
Në modelet e kaluara mund të aktivizonit kamerën përmes ikonave në ekranin e kyçjes dhe të përdornit butonin poshtë të volumit për të shkrepur një foto.
Në iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max mund të bëhej përmes butonit të aksionit. Ky opsion vlen edhe për seritë e iPhone 16.
Butoni gjithashtu i lejon përdoruesit të kërkojnë vizualisht përmes Apple Intelligence. Kompania tha se do të ketë integrim të palëve të treta për kërkimin vizual me Google ose ChatGPT.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.