Neuralink ka publikuar një përditësim në pacientin e dytë gjatë testimeve të para të çipeve të saj në trurin e njeriut duke thënë se kësaj here nuk kishte vënë re shkëputje të implantit.
Kompania e Elon Musk bëri bujë me implementimit e një çipi në trurin e njeriut ku pacientë të paralizuar mund të kontrollonin pajisje, të shfletonin në internet apo luani lojëra duke menduar.
Çipi i parë u implantua në Janar dhe ndërsa procedura shkoi mirë, disa prej fijeve lidhëse të çipit në trurin e njeriut u shkëputen disa javë më vonë. Kjo reduktoi sinjalet e trurit që pajisja mund të merrte.
Për pacientin e dytë quajtur Alex kompania aplikoi masa parandaluese që e njëjta situatë të mos përsëritej ose të paktën të ulet shanset. Neuralink reduktoi lëvizjet e trurit dhe distancën mes trurit dhe çipit.
Disa javë pas implantimit, Alex kishte arritur të përdorte një kompjuter për të dizajnuar një mbajtëse të personalizuar të karikuesit të tij Neuralink.
Përmes një leve të përdorur për të luajtur Counter-Strike 2 operuar nga goja e tij, ai tani mund të luajë por edhe të shënjestrojë në të njëjtën kohë.
Neuralink thotë se tani po punon për ta bërë çipin e tij të aftë për të deshifruar klikimet dhe lëvizjet e shumta për të “ofruar funksionalitetin e plotë të miut dhe kontrolluesit të lojërave video”.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.