Përbërësit:
2 tufa borzilok (rreth 5 kupa gjethe të freskëta borziloku)
2-4 thelpinj hudhër
½ kupë vaj ulliri ekstra i virgjër
2 lugë lëng limoni
1.4 lugë çaji kripë e imët plus dhe pak kripë për ujin
¼ kupë stika pishe
½ kupë kaçkavall i copëtuar apo djath tjetër i stazhionuar
Pergatitja:
Sipas dëshirës, por mbajeni peston në ngjyrë të gjelbër: Vendosni një enë të madhe me ujë të ziejë. Shtojini kripë shumë. Përgatisni një enë të madhe me ujë me akull. Hidhni gjethet e borzilokut në ujin që po zien. Lërini për 30 sekonda, kullojini dhe futini menjëherë në ujin me akull. Rrotullojini gjethet në ujë deir sa të jenë ftohur krejtësisht. Kullojini dhe me anë të duarve tuaj, largojeni ujin sa më shumë të mundni nga gjethet e borzilokut. Jini agresivë dhe shtrydhini shumë.
Qëroni dhe copëtoni imët hudhrën. Hidhni borzilokun, hudhrën, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe kripën në një procesor ushqimi deri sa të bëhet tërësisht pure. Shtoni një gjysmë kupe ujë që ta mbani përzierjen të lëngshme dhe uniform (po t’i shtoni më shumë vaj ulliri mund ta bëjë të yndyrshme masën dhe me shumë mundësi do të ndahet kur të shërbehet). Shtoni stikat e pishës dhe djathin dhe kalojeni dhe njëherë deri sa të jenë përzier sa duhet me masën. Shërbejeni me makarona të nxehta ose konservojeni, të mbuluar në firgorifer për një javë ose në ngrirje për 6 muaj.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.