Google prezantoi zyrtarisht Pixel 9 Pro dhe Pixel 9 Pro XL ditën e Marte në evenimentin Made by Google. Telefonët sjellin avantazhe të mëdha krahasuar me modelin standard Pixel 9 i cili u prezantua gjithashtu të njëjtën ditë.
Së pari duhet veçuar fakti se Pixel 9 Pro dhe Pixel 9 Pro XL janë në thelb i njëjti telefon. XL ka një ekran më të madh prej 6.8-inç dhe mund të karikohet pak më shpejtë.
Andaj cilindo që do të zgjidhni varet thellësisht nga preferenca juaj për telefon me ekran më të madh. Personalisht ne pëlqejmë ekranet më të mëdha duke qenë se të ofron më tepër hapësirë pune dhe manovrimi.
Specifikat janë padyshim të shkëlqyera dhe konkurrojnë me modelet më të fundit të Samsung. Linja Pixel 9 Pro ka një procesor të ri Tensor G4 dhe plotësoshet nga 16GB RAM.
Kjo hapësirë RAM është e nevojshme për softuerët AI. Janë telefonë të dizajnuar për të kryer disa veprime dhe procese të ndryshme AI falë integrimit të Gemini në biseda, në foto, në aplikacione shënimesh etj.
Për të vënë theksin më tutje tek AI, kompania do të ofrojë një vit abonim falas në planin One AI Premium ku përdoruesit kanë qasje të pakufizuar në çdo gjë që Gemini mund të ofrojë.
Një përditësim të madh ka marrë edhe sistemi i kamerave. Telefonët e Google shquhet për disa prej kamerave më të mira në industri dhe Pixel 9 Pro dhe Pro XL e ruajnë këtë traditë. Kamera selfie është përmirësuar në 42-megapiksel me fokusim automatik Dual-Pixel. Sistemi me tre kamera të pasme është përmirësuar gjithashtu me një sensor kryesor prej 50-megapiksel, sensor me kënd të gjerë prej 48-megapiksel dhe sensor telefoto 48-megapiksel.
Edhe softueri i kamerës është zgjeruar në funksionalitet falë por edhe harduerit të ri. Filmimet video mund të bëhen në 8K me opsionin për Super Res Zoom. Mjete për fotot macro dhe në dritë të pakët janë të disponueshme.
Sa i përket ekraneve, Pixel 9 Pro ka një panel 6.3-inç Super Actua OLED me raport 20:9, dendësi prej 495ppi, frekuencë 120Hz dhe ndriçim maksimal prej 3,000 nits. Mbulohet nga një shtresë Corning Gorilla Glass Victus 2. Të njëjtat specifika vlejnë për panelin e Pixel 9 Pro XL por ka madhësi prej 6.8-inç.
Pixel 9 Pro fillon prej 1,000 dollarëve ndërsa Pixel 9 Pro XL prej 1,100 dollarëve. Dalin në shitje me 22 Gusht dhe kanë hapësirë deri në 1TB. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.