Përbërësit:
450gr bizele te ngrira
50gr panceta te tymosur
1 qepe te njome
3 luge vaj ulliri
1 kubik koncentrate vici
kripe dhe piper (fakultative).
Përgatitja:
Vendosim ne zjarr nje tenxhere me uje dhe e mbajme gjithmone te ngrohte ne menyre qe t’ia shtojme bizeleve gjate gatimit atehere kur nevojitet. Lajme dhe presim holle qepen e njome dhe presim ne kubik panceten e tymosur.
Kaverdisim me vaj ulliri qepen e njome dhe panceten derisa te marrin ngjyre te arte, me pas shtojme bizelet dhe i leme te gatuhen ne zjarr te avashem per disa minuta duke i perziere here pas here.
I shtojme perberjes se mesiperme kubikun e koncentrates se vicit te therrmuar bashke me nje garuzhde uje te ngrohte dhe i leme ne zjarr te avashem pjeserisht te mbuluara me kapak derisa bizelet te zbuten dhe lengu te shterroje. I heqim nga zjarri, i rregullojme me kripe, piper dhe i servirim akoma te ngrohta.
*Keshille: Bizelet e stufuara me panceta mund te sherbehen edhe ne temperature ambjenti apo te ftohta nqs vendosen ne nje sallate me makarona apo oriz.
Sipas deshires, mund ta zevendesojme panceten e tymosur me proshute te pjekur dhe ne vend te piperit shtojme pak arre moskate.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.