Përbërësit
- 4 filxhanë ujë të ngrohtë,
- 6 lugë gjelle sheqer,
- 4 lugë gjelle tharm buke,
- 1 filxhan vaj,
- 2 lugë kripë,
- 10-12 filxhanë miell.
Udhëzimet
Hapi 1
Në një enë të madhe bashkojini ujin, sheqerin e tharmin. Lërini të pushojnë për 2-3 minuta
Hapi 2
Më pas shtoni vajin, kripën e miellin dhe formojeni brumin
Hapi 3
Fillimisht shtoni 10 filxhanë miell e më pas shtoni miell gradualisht sipas nevojës, duke përfituar një brumë të lagësht, por jo ngjitës
Hapi 4
Brumin e fituar lëreni të pushojë për 10 minuta. Më pas punojeni me duar. Këtë veprim përsëriteni edhe 4-5 herë të tjera
Hapi 5
Pas kësaj periudhe keni përfituar një brumë universal, me të cilin mund të gatuani ç’të doni
Hapi 6
Kujdesuni që para pjekjes, pjekurinat e përgatitura me këtë brumë, t’i lyeni me të kuq të vesë e spërkatni me fara sezami ose të tjera sipas dëshirës
Hapi 7
Piqeni për 20-30 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.