Përbërësit:
- 1 kg miell,
- 2 gota ujë të vakët,
- 2 lugë gjelle vaj ulliri,
- Kripë për brumin,
- Dy gota kos i holluar pak,
- Dy-tre thelpinj hudhra,
- Gjize.
Përgatitja
Në tavolinën e kuzhinës ose në tepsi hidhet mielli, uji i vakët, vaji i ullirit, kripa dhe përzihen me dorë derisa brumi të bëhet homogjen.
Më pas, brumin e ndajmë në 30 toptha të vegjël.
Secilin nga topthat e hapim përmes një petësi në formën e një pete, jo më të madhe se pëllëmba e dorës.
Të gjithë topthat e hapur në petë i lyejmë pëmes një furçe kuzhine me gjalpë të freskët.
Më pas bashkoni dhjetë nga topthat e hapur një mbi një dhe përmes një petësi hollojini në një petë të madhe.
Kështu bëni edhe me 20 petët e tjera duke krijuar me to dy petë të mëdhaja.
Më pas, bashkoni të tre petët e mëdha në një të vetme dhe ndajeni në katrorë të përshtatshëm për mbushjen e gjizës.
Në çdo katror shtohet një lugë gjelle gjizë mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihet me rradhë në tepsi për t’u pjekur.
Mantia piqet një gjysmë ore. Pasi është pjekur mbulohet me kos të holluar me pak ujë, kripë dhe hudhra të shtypura.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.