Përbërësit:
- 5 decilitra lëng domatesh
- 5 decilitra supë perimesh
- 1 tubë majdanoz
- 1 kokë qepë
- 200 gr miell
- 2 lugë selino gjethe
- 5 lugë vaj
- melmesa
- kripë
- Biber i zi.
Përgatitja:
Majdanozi pastrohet dhe grihet, qepa qërohet dhe pritet në katrorka.
Në enë të përshtatshme derdhet mielli, shtohet pak kripë dhe ujë aq sa të mund të punohet një brumë i trashë i butë.
Në pak vaj kaurdiset qepa, shtohet majdanozi dhe të dyja kaurdisen, duke shtuar ujë kohë pas kohe, derisa të zbuten
Derdhet lëngu i domateve dhe supa nga perimet, shtohen gjethet e grira të selinos dhe mëlmesa të përziera, e tëra zihet derisa të vlojë.
Brumi ndahet me dorë në copa të vogla dhe ato lëshohen në çorbën e valë, që të zihen edhe 10 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.