Dollma me Marulla

spot_imgspot_img

Përbërësit:
3 sallata marule të mëdha (jo kaçurrele)
500 gr. kima viçi
2 qepë të grira në rende
majdanoz, kopër
1 filxhan çaji oriz
lëng nga 2 limona
1 vezë
vaj, kripë dhe piper.

Përgatitja:
1. Në një tas të thellë hedhim mishin dhe e përziejmë me qepën e grirë, qepët e njoma, orizin, majdanozin, një lugë kafeje lëng limoni si dhe kripë e piper. E mbrujmë mirë me duar.

2. Lajmë sallatën marule dhe i zhytim fletët një nga një në një tenxhere të madhe me ujë të valuar, për disa sekonda.

3. Mbushim secilën fletë me 1 lugë kima viçi dhe i mbështjellim si dollmatë e zakonshme.

4. Në një tenxhere ose tenxhere me presion shtrojmë 4 gjethe marule dhe nga lart renditim dollmatë e përgatitura. Hedhim vajin, lëngun e 1 limoni dhe 1 gotë vere me ujë
të vakët. I mbulojmë nga lart me një pjatë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë derisa të mbeten me pak lëng.

5. Më pas i heqim nga zjarri dhe ruajmë mënjanë lëngun e mbetur. Marrim një vezë dhe e rrahim në një tas. Shtojmë pak nga pak lëngun e 1 limoni. Marrim pak nga pak lëngun e dollmave (rreth 1 gotë uji) dhe e hedhim në tasin me vezë. Përziejmë mirë dhe shpejt që të mos pritet veza dhe e hedhim masën në tenxheren me dollma. E tundim lehtë tenxheren në mënyrë që masa vezë-limon të përhapet kudo.
I lëmë dollmatë të ftohen pak dhe i shërbejmë.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu