Perbersit:
1 qepë
2 selino
2 karrota
2 thelpinj hudhre
60 ml vaj ulliri
1 lugë çaji rigon i tharë PODRAVKA
1 gjethe dafine
1 lugë çaji borzilok
1 kanace domate të shtypura
kripë dhe piper i zi
1.7 l ujë
30 ml uthull
400 gr spinaq
500 gr thjerrëza.
Pergatitja:
Në një tenxhere të madhe nxejmë vajin në zjarr me temperaturë mesatare.
Shtojmë qepën, karrotat dhe selinon; gatuajmë dhe përziejme derisa qepa të zbutet.
Shtojmë hudhrën, gjethen e dafinës, origanon dhe borzilokun dhe gatuajmë edhe për dy minuta.
I përziejmë thjerrëzat brenda dhe shtojmë ujin dhe domatet.
Pasi që fillon të vlojë zvogëlojmë temperaturën e zjarrit dhe e lëmë te vlojë për së paku 1 orë.
Kur është gati për t’u servuar përziejmë me spinaqin dhe gatuajmë derisa të tkurret. Shtojmë uthullën, kripën dhe piperin.
Ju Befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.