Përbërësit:
- 700 gr mish viçi
- 2 kg qepë
- 250 gr gjalpë
- kripë
- biber të kuq
- biber i zi.
Pergatitja:
Qepët grihen dhe kaurdisen me kripë për afër gjysmë ore deri sa të zbuten mirë, pastaj ia shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq, dhe 1 gotë ujë.
Jahninë e lëmë të zihet për 1 deri në 2 orë në temperaturë jo shumë të lartë dhe kohë pas kohe ia shtojmë nga pak ujë. Jahnija servohet me pire, pilaf, patate të skuqura etj.
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.