Përbërësit:
- 1/2 lakër (e bardhë, e zier pak)
- 300 gr lakër e kuqe (e grirë hollë)
- 1 kokërr domate (e grirë)
- 100 gr brokoli
- 100 gr oriz
- 1 karotë (e prerë)
- 50 gr mish i grirë
- kripë
- piper
- 1 thelpi hudhër
- vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim të ziejë në një enë lakrën dhe e lëmë në vlim përreth 10 minuta.
Ndërkohë në një tigan hedhim vajin, mishin e grirë, orizin, domaten, lakrën e kuqe, brokolin dhe karotën. I përziejmë mirë dhe shtojmë piperin së bashku me kripën.
Hapim gjethet e lakrës së bardhë të zier pak dhe çdonjërën prej tyre e mbushim me salcën që përgatitëm.
Lidhim gjithësecilin dhe i vendosim në tavën e lyer me pak vaj.
I pjekim për 12 minuta në furrë në 180 gradë Celsius.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.