Përbërësit:
- 500 gr mish pule,
- ¼ gota miell,
- 1 vezë,
- 1 gotë miell misri,
- 1 lugë biber i kuq,
- 1 lëvore limoni,
- kripë,
- Biber i zi,
- ½ lugë vaj vegjetal,
- 2 lugë majdanoz.
Hapat
Furrën ndezeni në temperaturë 220 gradë celsius, në një enë tundeni vezën, pastaj ia shtoni miellin, lëvoren e limonit, kripën, biberin e kuq dhe biberin e zi përzieni.
Mishin e pulës e lyeni me miell pastaj me përzierje të vezës dhe së fundmi me miell misër.
Në tepsi e vendosni mishin e lyer dhe e vëni në furrë për pjekje rreth 10-12 minuta.
Pas pjekjës mishin e shërbeni me copa të limonit dhe majdanoz.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.