Perbersit:
1 kg mish pule
4 patate
PËR SOS
1 lugë të gjellës Salce domate
1 lugë mjalte
2 hudhra
4-5 lugë të gjellës vaj vegjetal
kripë
biber i kuq
Biber i zi
2 lugë të gjellës jogurt.
Pergatitja:
Mishin e pulës e pastroni dhe preni në copa, të gjithë përbërësit e sosit i derdhni në një enë.
Sosin e përgatitur ia shtoni së bashku me jogurtin mishit të pulës.
Enën me mish pule e mbështjellëni me letër stenç dhe e lëni në pritje rreth 2 orë.
Patatet i preni në copa të vogla, ia shtoni përmbi kripën, biberin e zi dhe i përzieni.
Në letrën e pjekjës e vendosni mishin e pulës dhe patatet, tepsinë e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për 15 minuta, pastaj e ulni temperaturën dhe e vazhdoni pjekjën.
Ju bëftë mirë!
© 2023, Emathja. All rights reserved.