Përbërësit:
1 kg patate
500 gr brokoli
2 qepë
4 vezë
100 ml qumësht
100 ml pana,
100 gr miell
200 gr djath,
Kripë
piper i zi
vaj
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i presim në formë rrethore me trashësi mesatare. I shtojmë në një tenxhere me ujë të kripur dhe i lëmë të ziejnë për rreth 5 minuta.
Më pas shtojmë në të edhe brokolin e prerë në copa dhe ziejnë edhe për 5 minuta të tjera.
Ndërkohë, grijmë qepën imët dhe e skuqim në një tigan me vaj derisa të zbutet plotësisht.
Largojmë patatet dhe brokolin nga zjarri dhe u kullojmë ujin me anë të një kullese.
Në një enë shtojmë miellin, qumështin, vezët dhe djathin dhe i përziejmë mirë. Hedhim edhe panën në të dhe e përziejmë sërish.
Patatet dhe brokolit i shtrojmë në tavën për pjekje dhe mbi to hedhim përbërësit e përgatitur.
E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë që të piqet për rreth 30 minuta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.