Perbersit:
4 Gjoks pule
225 ml vaj ulliri
1 limon
2 thelpinj hudhre
1 lugë e mesme kripë
piper i zi
1 lugë çaji piper i kuq.
Pergatitja:
Bëni tre prerje në çdo gjoks pule. Kjo do mundësojë që të marinohen sa më mirë. Në një enë të vogël, përzini vajin e ullirit, lëngun e limonit, hudhrën, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq për rreth 30 sekonda.
Vendosni pulën në një enë të madhe dhe shtoni lëngun e marinimit. Duke përdorur duart, përzini mirë. Mbuloni dhe lëreni të rrijë për së paku 6 orë.
Fërgoni gjokset e pulës në tigan ose grill deri sa të marrin ngjyrë.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.
REKLAMA