Përbërësit:
2 qepe
150 gr kerpudha te konzervuara
800 gr kofshe pule
3 thelpinje hudher
biber,vaj ,
4 luge ajvar
200 gr ajke kuzhine
20 gr margarine
20 gr miell
Përgatitja:
Grihen imet qepa, kerpudhat dhe thelpinjet e hudhres. Mishin e marinojme me kripe, biber, hudher pluhur dhe vaj te kuzhines. Qepen e kaverdisim me vaj derisa te merr ngjyre te kristalt dhe pastaj shtojme mishin e larguar nga eshtrat dhe e kaverdisim se bashku derisa te zbutet mishi. Ne nderkohe mund te shtojme ndonje filgjan te vogel uje por me kusht qe ne fund ai te jete shteruar i teri. Ne nje tigan nxejme margarine dhe ne te qesim miellin dhe kete mase ia shtojem mishit dhe ajken e kuzhines dhe e perziejme derisa te trashet lengu. Krejt ne fund ia shtojme ajvarin dhe e leme dhe per pak minuta te vloj dhe eshte e gatshme.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.