Përbërësit:
- koncentrat pule
- vaj ulliri
- pulë
- miell gruri
- miell misri
- kripë
- 2 gota ujë
- 2 kokrra qepë (të grira imët)
- majdanoz.
Përgatitja:
Në një enë copëtoni imët “Gallina Blancën”. Shtoni vajin e ullirit “Olitalia”. Vendosni pulën në një tenxhere për të zierë. Sipër i shtoni masën që përgatitëm.
Ndërkohë në një enë shtoni miellin e grurit dhe të misrit “Teuta”. Shtoni pak kripë, ujë dhe punojeni mirë brumin. Vendoseni në furrë për 30 minuta.
Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni pak nga lëngu i pulës dhe majdanozin. Nxirrni kulaçin dhe e grini imët me dorë.
Kalojeni tek tigani dhe e trazoni mirë. Tani e servirni në një pjatancë të madhe dhe sipër i vendosni pulën.
Ju bëftë mirë!
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT