Salcë e Freskët me Domate dhe Borzilok

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1.2kg domate te rrumbullakta
3 luge vaj ulliri
8 gjethe borzilok
kripe

Përgatitja:
Ne momentin e blerjes se domateve qe do te perdorim per te pregatitur salcen, duhet te kemi kujdes te eleminojme ato qe jane te shtypura apo me njolla ne siperfaqe; domatet duhet te jene teper te pastra, te forta dhe mjaft te pjekura.

Lajme mire domatet, i thajme dhe i ndajme pergjysem. Heqim pjesen e kocanit dhe e shtrydhim te gjithe lengun ne nje ene duke eleminuar plotesisht edhe farat (kjo pjese nuk na nevojitet per pregatitjen e salces tone).

Tulin e domateve te mbetura e vendosim ne nje tenxhere inoksi ne zjarr te avashem mbuluar me kapak. I leme domatet te gatuhen duke i perziere here pas here derisa te zbuten plotesisht.

Ne kete moment, i kalojme ne nje site me vrima jo shume te vogla dhe lengun e perftuar e vendosim te trashet ne zjarr te forte. I shtojme salces kripe dhe vaj ulliri derisa te arrije trashesine e deshiruar, e heqim nga zjarri dhe shtojme gjethet e borzilokut te pandara apo te prera ne copa te medha.

Këshillë: 
Nese domatet nuk jane shume te shijshme, mund ti shtojme salces qepe dhe hudhra te grira e te kaverdisura per pak minuta ne vaj ulliri.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu