Perbersit:
400 gr file salmoni
1 l lëng supe perimesh
200 gr bizele të ngrira
200 gr kokrra misri të ngrira
2 patate
2 lugë kaperi të marinuar
1 lugë gjalpë
kripë dhe piper i zi
1 lugë kopër i marinuar
1 qepë të reja.
Pergatitja:
Qepën e grijmë imët dhe e fërgojmë në gjalpë derisa të ëmbëlsohet. Ia shtojmë supën e parapërgatitur të perimeve.
Patatet i copëtojmë në kubikë dhe i shtojmë në tavë. Gjithashtu edhe kripën e piperin sipas dëshirës.
Pas vlimit të supës, ajo duhet të ziejë edhe 15 minuta të tjerë e pastaj shtojmë kokrrat e misrit, bizelet e kaperin.
Mbulojmë tavën dhe e këmë të ziejë edhe 15 minuta.
Filetë e salmonit i ndajmë në copa dhe i shtojmë në supë.
Gjella zien edhe për 10 minuta të tjerë. Sipas dëshirës i shtojmë edhe pak kopër.
Shërbehet e ngrohtë.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.