Perbersit:
500 gr mish viçi
200 gr mish i bluar viçi
200 gr kërpudha
2 kungullesha
1 preshë
½ kokë qepë
3 lugë thërrime buke
1 lugë biber i kuq
1 gjethe dafine
1 lugë Biber i zi.
Pergatitja:
Mishin tul i viçit e preme në katrorka pak më të mëdhenj, kungulleshat qërohen edhe ato i premë në katrorë pak më të mëdhenj, preshin e premë imët.
Mishi i bluar bashkohet me qepën e grirë imët, shtohen thërrimet e bukës dhe erëzat sipas shijës, pastaj përzihen mirë.
Nga masa e përgatitur formësohen toptha të madhësisë së arrës, fërgohen në vaj të nxehtë derisa të skuqen e pastaj largohen nga yndyra dhe lihen në vend të të ngrohtë.
Çorba instant me kërpudha përgatitet sipas udhëzimeve në qeskë, bashke me supën e viçit.
Në pak vaj e fërgojmë preshin, pastaj ia shtojmë mishin e viçit dhe e fërgojmë derisa të ndërrojë ngjyrë.
Kohë pas kohe gjatë fërgimit ia shtojmë ujin, kërpudhat, kungulleshat, qoftet e fërguara. U derdhet përmbi çorba e përgatitur me kërpudha, biberi i kuq, gjethja e e dafinës dhe erëzat sipas shijës.
Të gjitha zihen në temperaturë mesatare derisa të zbuten të gjithë përbërësit.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.