Tavë Tetove

spot_imgspot_img

Përbërësit:
400 gr bërxollë viçi
6 speca të gjelbër
2 speca të kuq
200 gr mushkëri qengji
1 domate
1 kokë qepë
4 thelpinj hudhre
200 ml shtalpë
1 vezë
1 kub supë e gatshme pule
1 kub supe e gatshme viçi
1 lugë kafeje erëza të përziera
majdanoz
fletë selinoje
Vaj
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:
Bërxollës së viçit ia largojmë kockën dhe mishin e presim në kube. Edhe mishin e lopës dhe mushkërinë e qengjit e presim në kube.
Sipër mishit të grirë hedhim kripë, piper të zi dhe erëza të përziera.
Mishin e ngjeshim me dorë dhe prej tij bëjmë qofte të vogla në formë topi.
Në copë i presim specat, qepën, domaten, fletët e selinos dhe majdanozin.
Të gjitha llojet e mishit i pjekim në skarë.
Në vajin e nxehtë në tigan e vëmë qepën për skuqje. Pasi zbutet qepa, në tavë i vëmë copët e specave dhe të domates. Në tigan e shtojmë mishin, mushkërinë dhe qoftet. E shtojmë edhe hudhrën e prerë, selinon, majdanozin. Hedhim kripë, piper të zi dhe erëza të përziera.
Me garuzhdë në tigan shtojmë nga supa. Pas një kohe të shkurtër, përmbajtjen nga tigani e vëmë në tavë balte. Tavën e baltës e vëmë në furrë.
Pjekim 1 orë, në temperaturë prej 220 gradë.
Të verdhën e vezës e shtojmë në enën me shtalpë dhe i përziejmë me telin e kuzhinës. Këtë masë e hedhim në në tavë. Tavën e kthejmë në furrë dhe pjekim edhe 15 minuta.
Me lugë sitë marrim nga tava e Tetovës dhe vëmë në pjatën për servirje.
Zbukurojmë me degë majdanozi, në dy skajet e pjatës.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakBiftek në Mënyrë Franceze
Artikulli tjetërLepur me Domate

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu