Edicioni i 10-të i Apple Watch u prezantua ditën e sotme nga Apple dhe ka ekran OLED me ndriçim 40 përqind më të lartë sesa ekrani që gjendet në Apple Watch Ultra.
Apple Watch Series 10 është vetëm 9.7mm i trashë që do të thotë se është 10 përqind më i hollë dhe i lehtë sesa Apple Watch Series 9. Apple thotë se ekrani OLED është më i madh që ka vendosur në një Apple Watch gjer më sot.
Edhe pse kasa e Series 10 është më e madhe prej 42mm dhe 46mm, rripat e Series 9 do të funksionojnë në të. Rripat e rinj dizajnuar për Series 10 gjithashtu do të funksionojnë në Series 9.
Fuqizuar nga çipi S10 SiP me katër bërthama neurale, Series 10 ka një kasë prej alumini. I reziston ujit deri në thellësinë 50m ndërsa karikimi wireless është më i shpejtë. Konkretisht bateria karikohet në 80 përqind për vetëm 30 minuta ndërsa jetëgjatësia e saj llogaritet në 18 orë.
Series 10 do të jetë ora e parë Apple Watch me identifikimin të apneas së gjumit duke përdorur akselerometrin e saj për të monitoruar frymëmarrjen. Nëse ora vëren shenja të apneas, do të lajmërojë përdoruesit për të bërë një diagnozë pranë një doktori.
Altoparlantët e Series 10 janë më të vegjël duke krijuar më shumë hapësirë për baterinë. Apple thotë se ndryshimi nuk ndikon tek performanca zanore. Për herë të parë mund të përdoren për të luajtur muzikës ose dëgjuar podkaste ndërsa gjer më sot ishin të kufizuar vetëm në thirrje.
Duke përdorur sensorët e temperaturës dhe thellësisë do tu tregojë zhytësve thellësinë ku janë. Ora do t jetë e disponueshme në disa ngjyra përfshirë një ngjyrë të re të zezë prej alumini. Del në shitje më 20 Shtator për 399 dollarë për modelin vetëm me GPS dhe 499 dollarë për modelin me valë celulare. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.