Evenimenti i ardhshëm Unpacked i Samsung do të mbahet më 10 Korrik. Shfaqja e cila do të zërë vend në Paris do të jetë e dyta për kompaninë këtë vit pas debutimit të Galaxy S24 në Janar.
Njoftimi i Samsung shoqërohet me mesazhin “gjenerata e re e Galaxy AI dhe ekosistemit në zgjerim të Galaxy.” Prezantimi i serive Galaxy S24 u bë në San Jose në SHBA, ideal për funksionalitetet AI, ndërsa evenimenti i ardhshëm në Paris mbase po përgatit skenën për diçka vë në fokusin tek moda.
Parisi gjithashtu do të hostojë lojërat olimpike të 2024, që do të thotë se Samsung mund të jetë përgatitur për promocione që kanë lidhje me këtë ngjarje të madhe sportive.
Krahas veshjeve inteligjente, telefonët me ekrane me palosje zakonisht mbërrijnë në këtë periudhë të vitit dhe siç duket është radha e Galaxy Z Fold 6 dhe Galaxy Z Flip 6.
Ndërkaq Samsung do të transmetojë live evenimentin Unpacked në YouTube dhe uebsajtin e saj. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.