
Nevojiten:
2 banane
lëng nga dy limona dhe nga një portokall
350 gramë sheqer
një gotë ajkë të ëmbël
Përgatitja:
1. Në sheqer hidhet një filxhan ujë dhe zihet shurupi si për ëmbëlsira, pastaj ftohet.
2. Bananet e pastruara shtrydhen dhe përzihen me lëngun e limonëve dhe të portokallit në ajkën e ëmbël.
3. Përzihet shurupi i ftohur, hidhet në enën për akullore dhe vendoset në frigorifer për ngrirje të thellë. / Emathja.com
© 2021 – 2023, Emathja. All rights reserved.