Përbërësit:
- 6 biftek,
- 150 gr përshutë,
- 3 thelpinj hudhre,
- 2 lugë mustardë,
- 2 decilitra ajkë,
- 1 lugë miell,
- ½ tubë majdanoz,
- 5 tranguj turshi,
- 1 decilitër supë viçi,
- 0,5 decilitra vaj,
- melmesa,
- Biber i zi.
Hapat:
Përshutën dhe tranguj i premë në shkopinj ndërsa hudhra dhe majdanozi grihen imët.
Biftekët t’hollohen me çekan druri, u shtohen mëlmesa sipas shijës dhe fërgohen derisa të skuqen në vaj të ngrohtë.
Në vajin ku është fërguar mishi fërgohet përshuta, derisa të skuqet shtohet hudhra edhe ajo fërgohet pak.
Shtohen mustarda, trangujt turshi, ajka dhe derdhet mbi to pakëz supë. Zihet pakëz, sa të fitohet masë kompakte, e pastaj kthehen aty biftekët e fërguar, shtohen mëlmesa sipas shijës dher të gjitha fërgohen edhe 5 minuta.
Nga fundi hedhet pakëz miell, me qellim që të fitohet dendësia e dëshiruar. Ushqimit të gatshëm i hedhet përmbi majdanoz i grirë.
© 2023, Emathja. All rights reserved.