Përbërësit:
1kg patate
200gr proshute krudo ose proshute spek
2 thelpi hudhra
djath kackavall te grire
pak rozmarine
vaj ulliri
pak gjalp
kripe dhe piper.
Përgatitja:
Lajme mire patatet, i ziejme me gjithe lekure ne uje te kripur per 20-25 minuta, i qerojme sa jane akoma te nxehta dhe i shtypim me dhembet e nje piruni derisa ti ndajme ne copeza te vogla, jo ti reduktojme ne purè.
Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhrat e grira holle, proshuten e prere ne shirita te holle dhe rozmarinen per disa minuta, i rregullojme me kripe e piper dhe ia shtojme patateve duke i perziere mire.
Kete mase e hedhim ne nje tave te madhe te lyer paraprakisht me gjalp, e sperkasim siperfaqen me pak djath kackavall te grire dhe e vendosim ne pjesen e siperme te furres te parangrohur ne 180 °C per maksimumi 15 minuta, apo derisa te marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.