Përbërësit:
- 500 gr fileto viçi,
- 500 gr patate,
- 125 gr fasule,
- 125 gr bizele,
- 1 thelbë hudhër,
- 75 gr ullinj jeshil,
- 1/2 spec i kuq,
- 1 lugë majdanoz,
- 2 domate,
- kripë,
- Biber i zi.
Hapat:
Zieni patatet në ujë të zier me kripë për 12-15 minuta, derisa të zbuten.
Pas 7 minuta zierje të patateve, shtoni fasulet e njoma, bizelet dhe lërini derisa të zbuten.
Kullojini zarzavatet dhe lërini të ftohen në ujë të rrjedhshëm, ndërkohë, zieni mishin filetë, në një tenxhere të madhe, me 1 lugë vaj në zjarr normal për 2 minuta.
Hidhni kripë e biber të zi, kthejeni mishin dhe vazhdoni gatimin edhe për 2-3 minuta, derisa të bëhet sipas dëshirës suaj.
Priteni mishin filetë në shirita të hollë, në një tas bëni bashkë vajin e mbetur, hudhrën.
Vendosni mishin, patatet, fasulet, bizelet, ullinjtë, majdanozin dhe domatet në një enë për sallatë.
Spërkateni me salcën e përgatitur, trazojeni me kujdes dhe shërbeni të ngrohtë.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.