Përbërësit:
- 1 pako kërpudha
- 2 qepë
- 2 karrota
- 1 lugë gjelle salcë soje
- 1 majë biber të zi
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë sheqer (opsionale)
Përgaditja:
Pastroni kërpudhat. Nxehim tiganin dhe e lyejmë me vaj ulliri.
Prisni imët qepët dhe karrotat. Vendoseni në tigan dhe shtoni sheqerin mbi të (kjo është pjesa që do të aplikoni nëse dëshironi që ajo të karamelizohet). Nëse nuk doni të karamelizoni, hidhni qepën dhe karrotën direkt.
Pasi të hidhni qepët dhe karrotat, shtoni kërpudhat që keni prerë.
Pasi të keni lënë lëngun e kërpudhave, shtoni salcën e sojës dhe përzieni shpejt.
Shtoni të gjitha erëzat dhe vazhdoni me nxehtësi të ulët për ta bërë atë të shijshme. Fikni shporetin pas 10-15 minutash, ju bëftë mirë.
© 2023, Emathja. All rights reserved.