Perbersit:
4 file peshku
½ filxhan gjalpë
1 lëng limoni
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël piper
3 thelpinj hudhre
½ lugë magdanoz.
Pergatitja:
Gjalpin shkrijeni në tenxhere, shtoni kripën, piperin, magdanozin dhe thelpinjtë e hudhrës.
Shtoni lëngun e limonit dhe ziejeni salcëm për 10 minuta ose derisa të trashet.
Filenë e peshkut vendoseni në tepsi dhe sipër saj hidhni gjysmën e salcës së përgatitur.
Tepsinë mbulojeni me folie alumini dhe piqeni për 20 minuta.
Pas pjekjes, hidhjani pjesën e mbetur të salcës dhe shërbejeni.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.