Gjellë e shpejtë me patate dhe mish të bluar

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 500 gr patate,
  • 350 gr mish i bluar,
  • 1 qepë,
  • 1 karrota,
  • 2 speca te kuq,
  • 500 ml uje te vale,
  • 200 ml Salce domate,
  • 50 ml ajkë e ëmbël ajke kuzhine(hopla per kuzhine),
  • vegete,
  • piper i zi,
  • piper i kuq,
  • magdanoz.

Hapat:

Grijme patatet,karroten ne katrorka,qepen sa me imet,dhe specin e grijme sipas deshires.

Mishin e fergojme ne pak vaj,pastaj shtojme melmesat si kripen,piperin,vegeten te gjitha sipas shijes.

Tek mishi qe ferght shtojme qepen e grire imet,vazhdojme me fergimin derisa te zbutet qepa.

Shtojme me pas patatet,perzijme edhe per disa minuta dhe ne fund shtojme salcen e domates,magdanozin e grirem imet,karroten e grire imet ,shtojme ujin e vale dhe ziejme ngadale per 15 minuta.

Krejt ne fund shtojme specin e grire,shtojme ajken e kuzhines dhe vazhdojme me zierjen derisa patatet te jen zbutur mjaftueshem.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakGullash me mish viçi e makarona
Artikulli tjetërJahni me fasule

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu