Përbërësit:
- 700 gr mish viçi,
- 100 gr përshutë,
- 1 kokë qepë,
- 200 gr kërpudha,
- 5 tranguj mesatar,
- 1 gjethe dafine,
- 2 lugë pure domatesh,
- 1 lugë miell,
- 1 decilitër ajkë,
- 400 gr makarona.
Hapat:
Mishi i viçit, përshuta, trangujt priten në shkopinj ndërsa qepa dhe kërpudhat priten në katrorka.
Makaronat zihen në ujë me kripë e pastaj kullohen, në pak vaj e fërgojma qepën dhe përshutën dhe pastaj shtohen mishi dhe kërpudhat dhe fërgohen derisa mishit të ndërrojë ngjyrë.
Pureja e domateve përzihet me pak ujë dhe derdhet përmbi mish, shtohet gjethja e dafinës dhe erëza sipas shijës. Fërgohet duke shtuar ujë kohë pas kohe, derisa të zbuten të gjithë përbërësit.
Nga fundi hedhet pak miell me qëllim që të fitohet dendësia e dëshiruar.
Në ushqimin e gatshëm përzihet ajka dhe ushqimi shërbehet me makarona të zier.
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.