Përbërësit:
- 400 gr mish viçi,
- 2 patate,
- 1 karrotë,
- 2 copa hudhër,
- 1 lugë salcë të specave,
- 2,5 gota ujë,
- 2,5 lugë vaj vegjetal,
- 2 lugë çaji kripë,
- 1 lugë çaji biber i kuq,
- 1 lugë çaji Biber i zi.
Hapat:
Karrotën, patatet i pastroni, i qërroni dhe preni në copa të vogla, karrotën e preni në copë ovale ndërsa patatet në kube.
Mishin e fërgoni në një tenxhere në temperaturë mesatare, përmbi ia shtoni me rend vajin, karrotën dhe vazhdoni ti fërgoni.
Pastaj ia shtoni patatet, hudhrën dhe e vazhdoni përzierjën, pas fërgimit të mjaftueshëm ia shtoni salcën, ujin, kripën, erëzat dhe e përzieni mirë.
Gjellën e lëni pak në zjarr mesatar pasi të fërgohen perimet dhe mishi mjaftueshëm e largoni nga zjarri, e servoni nëpër pjata së bashku me qepë.
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.