Përberësit :
- 1 kg Patate,
- ½ kg mish i grirë,
- 5-6 kokrra qepë,
- vaj ulliri,
- 4-5 kokrra domate ose 1 lugë gjelle salce,
- kripë, piper, define.
Për beshamelin:
- gjalpë,
- 1 lugë gjelle miell,
- 1 gotë çaji qumësht,
- 1 vezë,
- djathë kaçkavall,
Udhëzime për përgatitje:
Qërojmë patatet, i lajmë dhe i presim në feta të rrumbullakëta, jo shumë të trasha. Patatet skuqen derisa të marrin pak ngjyrë. Presim qepët në formë gjysmë rrethi dhe i skuqim në zjarr të avashtë. Hedhim dhe domatet e qëruara në copa kubike, pak salcë dhe mishin e grirë dhe vazhdojmë i përziejmë. Përzierjes i shtojmë kripë, piper dhe fletët e dafinës.
Shtrojmë në tavë një shtesë me patatet e skuqura dhe gjysmën e qepës. Vendosim dhe një shtresë tjetër me patate dhe pjesën e ngelur të qepës dhe shtresën e fundit me patate.
Skuqim miellin me gjalpë, shuhet me qumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë. Hedhim pak kripë dhe e lejmë masën që të trashet. E heqim nga zjarri dhe e lejmë të ftohet pak dhe e përziejmë me vezë. Beshameli i përgatitur e vendosim mbi musaka dhe i hedhim djathë kaçkavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.