Përbërësit:
- 2 lugë vaj vegjetal,
- 1 lugë gjalpë,
- 10 domate te vogla,
- 3 patëllxhanë,
- 2 gota bollgur,
- 4 gota ujë,
- kripë,
- borzilok.
Hapat:
Patëllxhanat i premë në copa të vogla dhe i fërgojmë në tenxhere derisa ti skuqim.
Bollgurin e vendosim në një enë, përmbi ia hedhim ujin e vakët dhe mbuloni me një kapak, e lëni derisa të fryhet.
Bollgurit të fryer ia hedhim domatet e vogla, kripën, borzilokun dhe e përziejmë gjellën.
Pastaj ia shtojmë patëllxhanat dhe e vazhdojmë fërgimin në zjarr mesatar.
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.