Perbersit:
3-4 copa peshq
3-4 copa qepë
4 lugë gjelle salcë domatesh
2-3 lugë gjelle miell
gjethe dafine
thelpinj hudhre
mëlmesa.
Pergatitja:
Peshku pastrohet, pritet në copa, kriposet dhe fërgohet pak në vaj.
Qepët e grira imët fërgohen në tigan të thellë me vaj. Kur të jenë zbutur, ia shtojmë salcën e domateve, kripën, vegetën dhe miellin. I fërgojmë mirë të gjitha dhe në fund i shtojmë 2-3 gota uji me ujë. Gjella lihet të ziej për 15 min.
Pastaj, peshqit i rendisim në një tavë të thellë. Sipër ia hedhim masën e zier. Shtojmë edhe thelpinjtë e hudhrës të prerë, piper të zi e dafinë.
Shtojmë gjithashtu edhe një gotë ujë. E vëmë në furrën e parangrohur në 200 gradë për 45-50 min, ose varësisht si e doni gjellën.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.