Përbërësit:
700 gr mish viçi file
250 gr mish i bluar
250 gr salsiçe
3 degë hudhra të reja (ose 4-5 thelpinj)
1 ve
20-30 gr thërrime buke
3 vezë të ziera
Majdanoz të freskët
700 gr patate
2-3 karota
2-3 degë selino
Kripë/piper
Vaj ulliri
Përgatitja:
Marrim filen e mishit dhe e rrahim mirë e mirë, pastaj e kriposim dhe e lëmë mënjanë që të marinohet.
Vazhdojmë me mishin e bluar duke ia shtuar salsiçet, hudhrën e grimcuar, vezën, majdanozin e grimcuar dhe thërrimet e bukës duke i përzier mirë e mirë.
Marrim filen e mishit duke e mbuluar tërë sipërfaqen me masën prej mishit të bluar dhe salsiçeve, dhe përmbi këtë masë i vendosim vezët e ziera.
Mbështillet në formë të rolladës, lidhet mirë me penj kuzhine dhe skuqet mirë në të gjitha anët, pastaj shkon në furrë fillimisht në 220 gradë celsius dhe pastaj e ulim në 180 gradë celsius rreth një orë e gjysmë.
Pas një orë e gjysmë ia shtojmë të gjitha perimet e kriposura pak, dhe vazhdon pjekja edhe për 40 minuta.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.