Përbërësit për 6 persona:
1 pulë (ose copë gjoks pule), 2 kokë qepë, 2 domate, 1 kubë supë pule, 2 lugë gjelle miell misri, 4 lugë vaj, 2.5 gota ujë, kripë, vegete.
Përgatitja:
Së pari pastrojmë pulen, largojmë lekurën prej saj dhe e coptojmë në katrorë të vegjël.
Pataj coptojmë qepët dhe domatet, marim tiganin vendosim vaj në të dhe i fërgojmë së bashku, vendosim kripë dhe vegetë sipas shijes.
I fërgojmë për 2 minuta, dhe shtojmë copët e prera te mishit të pules.
Marim kuben e supes së pules, e miksojmë me 2 gota ujë, dhe e shtojmë në tigan.
Tiganin e mbulojmë me kapak dhe e lëm të ziej masa për 30 minuta.
Pastaj marim miellin e misrit dhe e përziejmë me një filxhan ujë, dhe e hudhim në tigan dhe masën e lëm të ziej edhe per 30 minuta të tjerë.
E lehtë dhe e shijshme për një darkë familjare.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.