Përbërësit:
600 gr mish gjedhi tul, 2 qepë, 3 thelbinjë hudhër, 1 luge e vogle Piper te zi, 1 luge e vogle kripë, 1 luge vegete, ½ luge piper i kuq, 500 ml Salce domate, 1.5 l ujë, Gjethe dafine magdanoz, 1 luge prezle (therrime buke).
Përgatitja:
Qpen dhe hudhren e grijme imet dhe fergojme ne pak vaj.Sipas nevoje shtojme dhe pak uje qe qepa te mos digjet.
Shtojme me pas mishin e grire ne katrorka,kripen,piperin e zi,dhe fergojme derisa mishit e merr ngjyre te mire.
Pastaj shtojme vegeten,magdanozin dhe gjethen e dafines.
Perzijem per disa minuta,pastaj shtojme salcen e domates dhe uje ne nivel deri 2-3 cm mbi nivelin e mishit.
Ziejme per 40-60 minuta ne zjarre te ngadalshem.
Ne fund shtojme prezlet dhe perziejme edhe per 15 minuta.
Nese e deshironi me te lengshem gullashin mos shtoni prezle ose shtoni uje pak me shume gjate zierjes.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.