Përbërësit:
- 500 g mish të bluar
- salcë domatesh
- 500 ml domate të kulluara
- 1 qepë (grijeni imët)
- 1 lugë miell
- 4 lugë vaj
- 1 filxhan oriz (rreth 50 g)
- 1 karotë e madhe e grirë në rende
- 1 kungulleshë (e grirë në rende dhe e kriposur që të lëshojë ujë)
- kripë, piper mëlmesa
- 1 vezë.
Përgatitja
Përgatitja për salcë: në vaj fërgoni qepen dhe shtoni një lugë miell
Fërgoni rreth një minute dhe shtoni domaten e grirë. Shtoni rreth 300 ml ujë. Qitni kripë dhe prisni që salca të vlojë. Ndërkohë, përgatitni goglat e mishit
Në enë qitni të gjithë përbërësit (kungulleshën më parë kullojeni) dhe përzieni mirë
Në salcën e zier shtoni një nga një goglat e mishit të madhësisë së arrave
Kur salca sërish të vlojë, zvogëlojeni zjarrin dhe zieni në zjarr mesatar rreth pesëdhjetë minuta./emathja.com
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.