Përbërësit :
- 600 gr mish viçi,
- 4 patate,
- 100 gr proshutë të tymosur,
- 4 speca të gjelbër,
- 1 spec djegës,
- 1 qepë,
- 2 lugëza mëlmesa,
- 1 lëvore limoni,
- 1 lugë gjelle piper i kuq,
- 4 thelpinj hudhre,
- 1 lugëz qimnon,
- 100 ml verë e bardhë,
- vaj,
- kripë dhe piper i zi.
Pëgaditja:
Për të gatuar këtë gjellë, më së miri do të ishte, që mishi të marinohej gjatë gjithë natës.
Në një enë të thellë hidhni një miks mëlmesash, qimnonin dhe piperin e kuq të bluar. Shtoni hudhrën e shtypur dhe lëvoren e grirë në rende të një limoni, specin djegës të grirë imët dhe vajin.
Kriposeni e piperoseni.
Në këtë përzierje vendosini copat e mishit të prerë në kubikë. Le të qëndrojnë aty për 12 orë.
Në enën e lyer me yndyrë vendosini copat e proshutës, një rend patate, qepën dhe specat.
Kriposini e më pas tek ena shtoni gjysmën e mishit bashkë me mëlmesat ku ka qëndruar gjatë natës.
Sipër mishit vendoseni pjesën e mbetur të qepës dhe mishit.
Spërkatini me vaj dhe enën vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 1 orë.
Pastaj tavën largojeni nga furra e shtojani verën e bardhë bashkë me 400 ml ujë.
Vazhdojeni pjekjen edhe për 30 minuta të tjera në temperaturën e njëjtë.
Shërbejeni me oriz. / Emathja.com
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.