Perbersit:
800 gr mish viçi
2 qepë
1 karrotë
2 thelpinj hudhre
1 lugë gjelle pure domatesh
1 lugë gjelle piper i kuq
vaj
kripë dhe piper i zi
50 ml verë e bardhë
2 lugë gjelle vaj
1 lugë gjelle miell.
Pergatitja:
Qepën e grirë imët fërgojeni në vaj.
Shtoni karrotën e grirë në kube të vogla dhe thelpinjtë e hudhrës.
Shtoni edhe mishin dhe të gjitha bashkë fërgojini për një kohë të shkurtë në zjarr të fortë.
Shtoni edhe purenë e domates.
Shtoni edhe piperin e kuq, kripën, piperin e zi dhe pak ujë.
Gullashin ziejeni kështu për një orë në zjarr mesatar, duke e përzier herë pas here.
Pastaj miellin fërgojeni në pak vaj. Kur të ndryshojë ngjyrë shtoni verën. Masën ziejeni bashkë derisa të shterrojë alkooli e pastaj këtë shtojani tenxheres, ku keni zier gullashin.
Gjellën ziejeni edhe 15 minuta të tjera. Pas kësaj kohe është e gatshme për shërbim.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.