Përbërësit:
400gr qepë të kuqe, 1 karrota, 4 patate te medha, 1kg mish viçi, 4 lugë gjalpë, kripë dhe piper i zi, 2 lugë koncentrat domateje, 1 lugë piper të kuq, Gjysmë luge kumin të bluar, 600 ml lëng mishi, 4 lugë magdanoz te grire, pak arrëmyshk, 100gr salce kosi.
Përgatitja:
Qepën dhe pataten i qëroni dhe i pritni në kube. Mishit i qitni kripë dhe piper sipas shijes dhe i fërgoni në gjalpë derisa të skuqen. I qitni në pjatë dhe i lini anash.
Në yndyrë të mishit fërgoni qepën dhe shtoni karotën të prerë në rrathë. I shtoni mishin, përzieni koncentratin e domates pastaj i qitni specin e bluar dhe kumnin.
I fërgoni duke i përzier herë pas here rreth 5 minuta, pastaj i shtoni pataten, i qitni lëngun e mishit dhe i leni të vlojnë 90 minuta.
Në fund shtoni majdanozin e grirë, pak arra myshku dhe salcën e kosit.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.