Përbërësit:
1 kg mish pule, 2 patate.
Për sos:
1 gote te çajit jogurt, gjysme gote qumësht, 1 luge te gjelles salcë, 3 hudhëra, 1 luge te gjellës biber i zi, 1 luge te gjellës qimnon, 2 luge te gjellës vaj vegjetal, 1 luge te gjellës kripë.
Përgatitja:
Qumështin, jogurtin, erëzat, vajin vegjetal dhe salcën e vendosim në një tepsi dhe e përziejmë.
Pulën e vendosim në te, 2 ore e lëmë në pritje (me atë sos).
Patatet i premë në hallka, ia hedhim vajin vegjetal, biberin e kuq, kimnonin, dhe kripen.
Në tepsi i vendosim patatet, hudhrën dhe pjesën e mbetur të pulës. Përmbi ia derdhim pak vaj dhe e vëmë në furrë për pjekje.
Ju befte mire!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.