Perbersit:
1 kg kërpudha
2 tuba spinaq
1 spec i gjelber
1 spec i kuq
kaçkavall
vaj vegjetal
kripë
Biber i zi.
Pergatitja:
Spinaqin e pastroni, e preni në copa të vogla, e vendosni në tigan me vaj dhe e fërgoni.
Pastaj ia shtoni specat e grirë, kripën dhe biberin e zi.
Kërpudhave ia largoni pjesën e sipërme dhe i rëndisni në tepsi.
Pëmbi secilës kërpudhë ia derdhni pak vaj vegjetal, i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 12 minuta.
Pas pjekjës 12 minutëshe ia vendosni kërpudhave spinaqin e fërguar, pak kaçkavall dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius derisa të shkrihet kaçkavalli.
Ju bëftë mirë!
© 2023, Emathja. All rights reserved.