REKLAMA
Përbërësit:
- 2 kofsha pule të mëdha,
- 1 l vaj kikiriku,
- miks erëzash (paprika, piper i zi, hudhër e thatë e bluar, pluhur rozmarine),
- kripë.
Përgatitja:
Kofshët e pulës i pastroni mirë dhe u thani ujin e tepërt me letër kuzhine, pastaj i lyeni mirë me kripë dhe miksin e erëzave sipas dëshirës.
Në një enë të thellë të përshtatshme për furrë hidhni vajin dhe vendosni në furrë të nxehet mirë në 180°. Kur ta shikoni që është gati shtoni në të kofshët e pulës, mbulojini me kapak dhe lërini të skuqen për rreth 2 orë të mira derisa të kenë marrë ngjyrën e kuqërremtë.
Hiqini, kullojini nga vaji duke i lënë në një pjatë me letër kuzhine poshtë.,
Shërbejini me patate furre, patate të tiganisura ose me ç’të dëshironi.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.