Përbërësit:
2 patellaxhane te medhenj,
2 patate,
300 gr mish te grire,
2 qepe,
2 domate,
50 gr miell,
200 gr qumesht,
50 gr mocarela,
kripe, piper, vaj ulliri.
Përgatitja:
Pergatisim ne fillim kimen: Skuqim qepen e grire sa me holle, shtojme mishin e grire dhe vazhdojme skuqjen per rreth 10 min. Shtojme domatet e grira holle dhe e leme te shterroje deri kur te avullojne lengjet e gatimit. Shtojme kripen dhe piperin.
Nderkohe presim patellxhanet dhe patatet ne forme gjatesore. I skuqim per pak minuta. Pastaj fillojme shtrimin: Vendosim nje shtrese patate, pastaj nje shtrese patellxhana, pastaj nje shtrese kime. E perserisim edhe nje here kete veprim duke perfunduar me patellxhane.
Pergatisim kremin beshamel: Skuqim pak miellin me gjalp dhe ngadale duke e rrahur me tel vezesh shtojme qumeshtin. I hedhim kripen dhe e perziejme deri kur masa te jete homogjene.
E shtrojme siper gatimit te pergatitur dhe e sperkasim me mocarelen e grire. E fusim ne furre 180 grade per rreth gjysem ore.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.