Lazanjë në shtëpi (me produkte BIO)

spot_imgspot_img

Përbërësit për petat:

  • 2 vezë,
  • 1 gote qumësht (gota 200ml),
  • ½ gote vaj,
  • Pak kripë,
  • Maje gishtash sodë bikarbone,
  • miell.

Përbërësit për mbushjen:

  • 500-600 gr mish i bluar,
  • 3 qepë,
  • 2 thelpinje hudher,
  • 100 ml vaj,
  • 500 ml salcë domatesh,
  • kripë,
  • piper i zi,
  • piper i kuq,
  • veget,
  • Rigon,
  • 200 gr djathë,
  • 200 gr kaçkavall.

Hapat:

Perzihen vezet,qumeshti,vaji dhe ne te shtohet pak krip dhe mjae gishtash sode bikarbone.

Ne kete mase shtojme miell gradualsiht derisa te behet nje brum i bute nga i cilin ndajm 4 toptha.

Secilin nga topthat e hollojme me petes ne tavolinen e permillur ne forme drejkendshe .

Petet i leme te thahen derisa te pergadisim mbushjen.

Ne nje ene te thelle qesim qepet e grira,hudhren,dhe fergojme ne vaj derisa te zbuten(qepet dhe hudhren e grijme me bluares te perimeve e ne munges ti grijme sa me imet).

Pastaj shtojme mishin,shtojme melmesat,dhe fergojme edhe per 15 minuta.

Pastaj shtojme salcen e domates dhe leme te ziej edhe per 5 minuta dhe largojme nga zjarri.

Ne tepsin per lazanje te lyer me vaj shtrijme njeren nga petet e holluara,shtonje nje shtrese nga mbushja me mishin(duke pasur kujdes qe mbushja te na mjaftoj per 4 shtresa).

Pastaj shtojme pak djath te thermuar, pak kackavall ne rende.

Pastaj prap peten.prap mbushja(sikurse ne foto) dhe ne fund perfundojme me shtresen me mishin dhe kackavallin ne rende.

Ne shtresen e fundit nuk shtojme djathe.

Pjekim ne 200 grade per 30 minuta.

P.S kesaj lazanje nuk i shtojme salce meshamel sepse mjaftueshem zbutet sepse petat jane akoma te fresketa dhe te buta,si dhe te gjitha produktet jane BIO,te perpunuara vet.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPërpeq
Artikulli tjetërLlokuma me djathë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu