Përbërësit:
- 700 gr miell,
- Ujë,
- Kripë,
- 1 lugë vaj,
- 300-500 gr djathë
- 100-150 gr mazë,
- 2-3 vezë,
- 1/2 lugë miell misri.
Udhëzimet:
1. Varësisht nga madhësia e tepsisë,ulet brumi me ujë të vakët,kripë dhe 1 lugë vaj.
2. Ndërkohë,djathi troshitet,i shtohen maza,vezët ,½ lugë miell misri dhe të gjitha përzihen mirë.
3. Ngjeshet brumi dhe tëhollohet.
4. Vihet në tepsi të lyer me yndyrë dhe mazë,kurse skajet depërtojnë përtej tepsisë.
5. Mbi petë shtrihet djathi i përgatitur me përbërësit e tjerë, kurse skajet e petës palosen nga brenda.
6. Mesi mbetet i zbuluar.
7. Nxehet furra në 250 gradë C, futet tepsia,pastaj ulet temperatura në 200 gradë C. Piqet për 30-40 minuta.
8. Në disa fshatra,mesi i përpeqit ngjyhet me bukë të nxehtë mrume.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.